Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “𝐃𝐞𝐟𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 ‘𝟐𝟑”.
“Ky aktivitet ndërkombëtar do të mbahet të dielën, më 21 maj në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë”, ka shkruar ndër të tjera ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj poashtu ka publikuar edhe agjendën e këtij ushtrimi ku shihet se do të marrin pjesë krerët më të lartë shtetëror.