Saturday, March 29, 2025
HomeLajmeKosovaTë dielën ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Të dielën ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Në natën mes të së shtunës dhe së dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta përpara duke shënuar 03:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë herë akrepat e orës nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës.

Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara dhe orës dimërore kur ato kthehen 1 orë mbrapa./I

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments