Argjentinasi doli dje në një konferencë për shtyp ku foli për të gjitha, dëshirën e tij për të vazhduar dhe largimin që nuk e kishte menduar asnjëherë.
Messi ishte pajtuar që të vazhdonte kontratën me Barcelonën duke hequr dorë nga 50 për qind e pagës së tij, por ishte e pamundur një gjë e tillë.
Barcelona nuk pati mundësi ta regjistronte Messin shkaku i pagave të mëdha që ka kaluar limitin e La Ligas.
Te gjiganti katalunas nuk po mund të pajtohen me faktin se Lionel Messi nuk është më pjesë e tyre.
Barcelona sapo ka postuar një video të gjatë shtatë minutëshe me momentet më të mira të Leos në fanellën blaugrana.
Në atë video janë golat e asistimet të Messit me fanellën e Barcelonës, si dhe festa në trofetë e fituar.
34-vjeçari ka zhvilluar 778 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku ka shënuar 672 gola derisa ka kontribuar në 305 gola të tjerë duke asistuar.
Kapiteni i deritanishëm i Barcelonës ka fituar plot 35 trofe me gjigantët katalunas.
Messi fitoi 10 herë kampionatin spanjoll La Liga, shtatë herë Kupën e Spanjës, tetë Superkupa spanjolle, katër herë Ligën e Kampionëve, tri superkupa evropiane dhe tri kuba bote për klube. /Telegrafi/