Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeTë arrestuarit për grabitjen e armatosur në Suharekë po dyshohen se tentuan...

Të arrestuarit për grabitjen e armatosur në Suharekë po dyshohen se tentuan ta kryejnë edhe një të ngjashme në Ferizaj

Përveç për grabitjen e armatosur në Suharekë, Bujar Basha e pesë persona të tjerë, të arrestuar së fundmi, po hetohen edhe për një grabitje tjetër.

Behet fjalë për tentim grabitjen e armatosur që ndodhi në komunën e Ferizajt, në fillim të nëntorit, ku edhe këtu grabitësit kishin shtënë me armë zjarri të gjata në drejtim të zyrtarëve policor.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë se ende nuk ka dicka zyrtare, por është njëra nga pistat e hetimit.

“Hetimet janë duke u zhvilluar, nuk ka ende dicka, kemi thënë nëse ka dicka i njoftojmë të gjitha mediat.. Po herët është por, kemi disa të dhëna të ekspertizës, por herët është me thënë.. Edhe atë sigurisht”, tha Shukri Jashari, kreprokuror i Prokurorisë në Ferizaj për RTV Dukagjini.

Ndonëse nga Policia e Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet konkrete për rastet, disa burime të televizionit brenda këtij institucioni kanë treguar se taskforca e krijuar në nivelin qendror të PK-së, është duke e trajtuar këtë çështje.

Se prapa rasteve të grabitjes në Suharekë e tentimit në Ferizaj, mund të qëndrojë i njëjti grup, e thotë edhe ish-hetuesi policor, tani avokat Naim Rudari, teksa tregon edhe rastet nga e kaluara.

“Zakonisht një grup grabitësve kur aktivizohen praktika ka treguar se ata kanë kryer në vazhdimsi grabitje edhe këtu nuk do shumë mend se ka mundësi që grupi i njëjtë të ketë filluar me grabitje dhe ato grabitje të kenë ndërlidhje njëra me tjerën, policia i di këto fare mirë dhe unë mendoj se ato mund të kenë ndërlidhje se edhe në të kaluarën një grup kur ka qenë aktiv në grabitje, ata kanë kryer ne vazhdimsi jo një por shumë”, tha Naim Rudari, avokat.

Në orët e hershme të 3 nëntorit, në periferi të Ferizajt, disa bankomatë u tentuan të grabiten, derisa vetëm dy javë më vonë, më 22 nëntor disa persona të maskuar kryen një plaqkitje të armatosur ku gjatë grabitjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe kanë plaçkitur ari në vlerë mbi 200 mijë euro në një argjentari në Suharekë.

Për rastin e Suharekës, 6 persona janë arrestuar e një tjetër është ende në kërkim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments