Nesër në Bruksel do të takohen grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme, duke u bazuar në tri parime.
“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”, ka thënë Kryeziu.
Ndryshe, marrëveshja e arritur në Bruksel e ka zhbllokuar situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve.