Monday, November 25, 2024
HomeBotaTalibanët kanë në duar më shumë helikopterë e aeroplanë se 10 shtete...

Talibanët kanë në duar më shumë helikopterë e aeroplanë se 10 shtete të NATO-s

Talibanët kanë rrëmbyer një forcë ajrore me vlerë të dhjetëra miliona dollarëve, përfshirë helikopterë e aeroplanë sulmues amerikanë. Kështu, grupi tash ka më shumë mjete fluturuese se 10 shtete anëtare të NATO-s.

Gjatë muajve të fundit, militantët kanë marrë nën kontroll dhjetë baza të rëndësishme ajrore nga Bagrami në Mazar-i-Sharif dhe së fundi fluturuan me një helikopter 6-milionësh të tipit Black Hawk.

Raportohet se udhëheqësit e talibanëve i kanë urdhëruar trupat që të kërkojnë pilotë të forcave të shpërbëra ajrore të Afganistanit, të cilët kanë marrë trajnime të shtrenjta nga ShBA-ja dhe aleatët.

Të martën, talibanët e morën kontrollin edhe në aeroportin e Kabulit dhe u panë në aeroplanin transportues, Hercules, që kushton 14 milionë dollarë.

Forcat ajrore afgane kishin 167 helikopterë e aeroplanë, ndërsa 46 prej tyre janë dërguar në Uzbekistan për të mos rënë në duart e talibanëve. Forcat amerikane i kanë bërë të papërdorshëm 73 helikopterë e aeroplanë të tjerë.

Kjo nënkupton që 48 helikopterë e aeroplanë janë rrëmbyer nga talibanët, duke bërë që grupi të ketë më shumë mjete fluturuese ushtarake se 10 shtete të NATO-s.

Këto shtete janë: Shqipëria, Bosnja, Estonia, Islanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Sllovenia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments