Sekretari i Përgjithshëm i NATO-Jens Stoltenberg ka takuar këtë të premte të Dërguarin e Posacëm të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai është shprehur se me Lajçak kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“Diskutuam me Lajçak, për marrëveshjen për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës. NATO vazhdon të ofrojë ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, ka thënë Stoltenberg.
“NATO dhe BE kanë interes të përbashkët në zgjidhje politike afatgjatë për rajonin”, ka shtuar tutje Stoltenberg.