I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka dhënë detaje rreth takimeve që pati javën e kaluar me kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin.
Lajcak gjatë përmbledhjes së punës së tij njëjavore është shprehur optimist për disa përparime për të cilat thotë se ajën arritur në disa cështje kyce.
“Javën e kaluar, unë prita një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të Kryenegociatorëve, me fokus në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit. Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajcak.
Lajcak thotë se për marrëdhëniet me Kosovës e Serbisë ka folur edhe me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Artur Lorkowski.
“Me të diskutuam bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit në tregun e BE-së në mes të kompleksitetit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi”, ka thënë Lajçak.
E përveç Larkowskit, ai njofton se mbi gjendjen e lojës së dialogut ka folur edhe me ambasadorin japonez në BE, Akira Imamura.
“U angazhova në një diskutim të frytshëm me ambasadorin japonez në BE, duke u përditësuar mbi gjendjen e lojës në dialog dhe duke eksploruar rrugët për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit tonë. Unë vlerësoj angazhimin afatgjatë të Japonisë në Ballkanin Perëndimor që synon të mbështesë përpjekjet për reforma të rajonit”.
E ky nuk ishte aktiviteti i vetëm që pati Lajçak javën e kaluar.
“Duke parë përpara, unë do ta ndërroj kapelën time të BE-së me atë të një ish-presidenti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mora pjesë në mbledhjen tonë tradicionale në Seul, ku do të trajtojmë çështjet urgjente aktualisht në agjendën e OKB-së”