Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Shkarkimi i bordeve problematikë serioze

Tahiri: Shkarkimi i bordeve problematikë serioze

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se shkarkimi i bordeve pa bërë një vlerësim të saktë është gabim i Qeverisë.

 

“Çështjen që e diskutova në këtë mbledhje është ajo e shkarkimit dhe intervenimit të shumicës parlamentare dhe qeverisë në institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit. Shkarkimi i bordeve pa e bo një vlerësim të saktë, është gabim”, tha Tahiri .

Ai pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se kjo është shndërruar në një problematikë serioze.

“Ishin shumë tema që u trajtuan në këtë takim. E ngrita edhe një herë një çështje problematike e serioze si ajo e shkarkimit të institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend”, shprehet Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK0-së ka thënë që iniciativat për shkarkim duhet të fillojnë pas vlersimit të punës së këtyre bordeve.

“Shkarkimi i Bordeve pa bërë një vlerësim të saktë është gabim dhe kthen një kulturë që nuk i bën hajr as Kosovës as Qeverisë. Iniciativa për një shkarkim duhet të bëhet mbi bazën e një vlerësimi. Disa anëtar të bordeve kanë qenë të emëruar në kohë të shkurtër dhe s’kanë pas hapësirë me bë veprime”, deklaroi Tahiri në një konferencë për medie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments