Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeTahiri: Po thellohet varfëria në Kosovë, Kurti ka harruar qytetarët për dialogun

Tahiri: Po thellohet varfëria në Kosovë, Kurti ka harruar qytetarët për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, të shtunën ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se po bën eksperimente me vendin.

Sipas tij, në këtë fazë në secilin sektor pasiguria është e madhe dhe se kryeministri po merret me dialogun më shumë se me çdo gjë tjetër.

“Do të adresojmë disa çështje, Qeveria duke eksperimentuar me dialogun, duke mos pasur qëndrime të shkak ajo është mbyllur dhe e vetëkënaqur me takimet që i ka dhe ka harrura interesin qytetar. Si AAK e themi se pasiguria në secilin sektorë dhe pore te jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe. Nuk mbahet mend të ketë më shumë pasiguri dhe nuk ka aspak shpresë”.

Ai i ka quajtur të pakuptimta thirrjet e kryeministrit që diaspora të investojë në Kosovë, kur çdo rrugë regjionale është pothuajse e pakalueshme.

“Gjithçka është rritur në 40%. Kurti thotë po punojmë me pru mërgatën në Kosovë, qysh pret dikush me investuar që Qeveria nuk ka bë asnjë veprim. Kjo politikë e ka qasjen për me i hedh sy hi popullit. Nuk jon kon në gjendje as një kaci me asfalt me hedh. Me Ligjin për zyrtarët publik, që e shohin si diçka afat gjate, por tash është prek kjo çështje. Mosinvestimet, nuk janë vetëm rrugët, por s’ka investim hiç”.

“Asnjë kryeministër nuk u marrë me dialog më shumë se Kurti. Ligji i pagave është ligj për me ju rrit pagave kryeministrit, ministrave të emëruarve politik. Kjo situatë, do të kemi probleme sociale në fund të vitit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments