Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen...

Tahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit me publikimin e Raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Tahiri deklaroi se në këtë raport janë evidentuar probleme serioze.

“Jemi në muajt e fundit të një mandati katërvjeçar dhe ajo që mund të them si konstatim, i parë ne emër të GP që unë përfaqësojë është se qeveria e Albin Kurtit e ka marrë goditjen  më të madhe në vitin e fundit, duke evidentuar në këtu tri probleme shumë serioze që përgjatë rrugëtimit të kësaj qeverie dhe këtij kabineti kanë qenë subjekt i diskutimit, i validimit dhe i trajtimit jo vetëm i Kuvendit por edhe i shoqërisë civile”, deklaroi Tahiri.

Ai tha se DASH-i qysh në përmbledhje të raportit e ka cilësuar me një etiketë të rëndë qeverinë Kurtin.

“Në faqen e parë ky raport thotë që kjo qeveri ka problem serioz me korrupsionin. Në raporte t e DASH-it nuk përdoren fjalët kjo në këtë qeveri ka hajni, vjedhje, tenderë njëburimor. Nëse në përmbledhje ekzekutive i jep një etiketë kësaj qeverie, atëherë kjo etiketë duhet të jetë shumë shqetësuese për këtë kabinet dhe kësaj qeverie”, ka thënë ai.

“Madhësia e dështimit për vlerësimin tonë e ka emrin autoritarizëm, pra në vend të dritës i tërë kabineti qeveritar është i rrethuar me terrin e arbitraritetit dhe arrogancës përgjatë këtyre tri viteve. Problemi bëhet edhe më i madh kur flasim për temën në fjalë, për shkak se kjo qeveri në vend që të marrë masa për ta luftuar korrupsionin, kjo qeveria e ka korruptu luftën për   korrupsionin me dy veprime: e para, si ka mundësi që kjo qeveri për tri vite e dy muaj nuk është në gjendjen me pru strategjinë anti-korrupsion, pse nuk ka ndodhë? Çështja e dytë që lidhet me korrupsionin dhe dyshimet për korrupsion është reagimi që vet e bënë qeveria. Të gjitha aferat që janë ndërlidh me keq menaxhimin e parasë publike , në të gjitha ka pasur mbrojtje në formë të një luftëtari të mbrojtjes së një të zeze”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments