Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme ka thënë se ka bërë një hulumtim të shkurtë për tenderët njëburimor që janë nënshkruar nga kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi në pesë muajt e fundit. Këto kontrata, Tahiri tha se do t’i dërgojë në prokurori.
Ai ka përmendur disa nga kontratat duke thënë se “aty shihet abuzimi i madh që e ka kry Nagip Krasniqi”.
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se për pesë muaj, KEK-u ka nënshkruar 30 kontrata njëburimore që arrijnë shifrën 72 milionë euro.
“Padyshim që një Kuvend i Kosovës e ka të drejtën me thirr një seancë të jashtëzakonshme kur arrestohet një zyrtar i lartë i një partie politike. Nuk po flasim për një person të rëndomtë”.
“Për ta parë punën e tij, i kam nxjerr tenderët që ka nënshkruar Krasniqi në muajt e fundit, për pesë muaj KEK-u ka nënshkruar 30 kontrata njëburimore”
“Nëse i sheh 72 milionë euro për 5 muaj, e sheh abuzimin e madh që e ka kryer Krasniqi”.