Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Për herë të parë Qeveria e Kosovës ka njohur targat ilegale...

Tahiri: Për herë të parë Qeveria e Kosovës ka njohur targat ilegale të lëshuara nga Serbia

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur rreth marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në lidhje me targat e automjeteve.

 

Ai ka kritikuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti në seancën ku është diskutuar rreth kësaj marrëveshje, duke thënë se ai i ka ikur përgjegjësisë.

Tutje, Tahiri ka thënë se për herë të parë në Kosovë janë legalizuar targat e lëshuara nga Serbia.

“Së pari kanë dërguar policinë atje në mes të bandave për vendimin që e kanë marrë, ne e kemi mbështetur kryeministri kur erdhi para tri javësh në Kuvend dhe na informoi rreth vendimit. Por, tash kryeministri nuk ishte ai i njëjti siç ishte para tri javësh, pasi që nuk erdhi në Kuvend fare për të folur rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel. Me këtë marrëveshje të arritur, është hera e parë në historinë e Kosovës që Qeveria e Kosovës ka legalizuar apo i ka njohur targat e lëshuara nga Serbia, qofshin ato me stikera apo çkado, ti e ke njohur atë targë ilegale zyrtarisht. Qeveria po thotë që është marrëveshje vetëm për gjashtë muaj, por edhe dy muaj të jetë, kjo është e dëmshme. Do të thotë ti ke lejuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia të njihen në veri të Kosovës”, ka thënë Tahiri në T7.

Ai ka thënë se për të marrë tabelat e lëshuara nga shteti serb, qytetarët duhet të paguajnë në Serbi dhe kjo i shkakton dëm Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments