Friday, November 29, 2024
HomeLajmeTahiri për gabimet drejtshkrimore: Jam çuditur me vetën, e kam bë pa...

Tahiri për gabimet drejtshkrimore: Jam çuditur me vetën, e kam bë pa vetëdije, ndoshta nga pakujdesia

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka folur lidhur me gabimet drejtshkrimore që kishte bërë gjatë plotësimit të një formulari.

Tahiri kishte gabuar në katër fjalë duke vendosur shkronjën “ë”, pa vend. Shefi i PDK’së në Kuvend shkroi “Skenderajë”, “Shqiptarë”, “Anglishtë” dhe “Deputetë”.

Por, për këto gabime tahiri tha se është çuditur kur e ka pa vetën pjesë e lajmeve, megjithëse diçka e ngjashme i kishte ndodhur edhe më parë.

“Isha duke u kthyer nga një udhëtim dhe pash lajmin, nëse nuk gaboj në kallxo, më bëri përshtypje se fjala “deputet” ishte e shkruar gabim, e aty e pashë edhe vetën time”, është shprehur Tahiri.

“Pra, nuk është hera e parë që ndodhin gabime të tilla, por ndoshta nga pakujdesia, nga vëmendja dhe realisht më ndodh që sa herë të marrë detyra të reja e bëj një lapsus. Edhe në kohën kur e kam marrë postin e ministrit, e lash një shkrim për ta postuar dhe aty pata shkruar “do ta mbështes krimin dhe korrupsionin” sepse kisha harruar ta shtoj fjalën “luftën kundër…”, ka thënë Tahiri.

“Me të thanë të drejtën jam çuditur shumë, me vetveten, se si e kam bë pa vetëdije, nuk jam i vetëdijshëm, nuk e di si më ka ik? Sot nuk pata kohë, por desha ta kërkoj formularin origjinal… Sepse isha tepër i habitur me vetën time. Nuk po them që ka ndërhyrje megjithatë do të kërkoj me pa”, shtoi Tahiri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments