Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri për mosfaljen e borxheve: Qeveria injoroi qytetarët, do të iniciojmë nismë...

Tahiri për mosfaljen e borxheve: Qeveria injoroi qytetarët, do të iniciojmë nismë ligjore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thirrur konferencë për media ku foli rreth faljes së gjobave për biznese që janë bërë në kohë pandemie.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria injoroi qytetarët kur në Kuvend u vendos për mosfaljen e borxheve të bizneseve gjatë pandemisë.

Më tej Tahiri tha se e ka përmendur edhe pagesën e energjisë në veri prej 11 milionë euro, që po e cilëson si të kundërligjshme.

Shefi i GP të AAK-së paralajmëroi nismë ligjore në Kuvend për këtë çështje, duke shtuar se nuk do të ndalen.

“Ajo çka pame sot është që Qeveria e bëri një injorim të çuditshme ndaj kërkesës së Grupit tonë Parlamentar për faljen e borxheve në kohë pandemie”.

“Ishte kulminacioni injorimi i votë së qytetarëve duke u thirr në numrin e arrogancës së votave. Kundërligjshëm janë paguar 11 milionë euro për në veri, kjo qeveri ka ardh në pushtet në emër të barazisë”.

“Ne nuk do të ndahemi në adresimin e kësaj çështje do të nisim nismën legjislative në Kuvend për faljen e borxheve”, tha Tahiri.Tahiri ju është kundër përgjigjur edhe deputetes Mimoza Kusari-Lila e cila në Kuvend tha se nuk është serioze rezoluta e AAK-së.

“Se sa është serioze flasin dokumentet nisma jonë ka qenë e sinqertë dhe bazohet mbi nevojë , a është serioze pagesa e 11 milionë eurove, bash në Komisionin që drejton deputetja Kusari-Lila”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments