Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se tash e një kohë kemi degjenerim të jetë parlamentare.
Sipas tij, për këtë pozita nuk duhet të fajësojë opozitën.
Këto komente ai i bëri pasi sërish në mungesë kuorumi Kryesia nuk ka arritur që të vendosë për ditën se kur do të mbahet seanca e radhës.Si pasojë e mungesës së kuorumit kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka caktuar të enjten seancën e radhës duke filluar nga ora 10:00.
“Edhe kjo seancë u dashtë të caktohej me vendim nga kryetari në pamundësi të caktimit nga Kryesia për shkak se nuk kishte kuorum.Mazhoranca nuk mund të fajësojë opozitën pse nuk funksionon Kryesia e Kuvendit sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në Kryesi edhe në seancë”.
“Mirëpo, tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë fatkeqësisht diçka që nuk e dëshirojmë askush dhe më së paku ne si opozitë”, theksoi ai.