Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se vendimi për t’iu futur garës lokale është serioz dhe se nëse nuk e e merr besimin e qytetarëve, nuk do të kandidojë më.
Ai thotë se ka planprogram të përshtatshëm për t’ia kthyer Llapit zhvillimin ekonomik.
“Podujevën dua ta bëj portë. E dimë se ka porte detare, ajrore dhe tokësore. Pozita gjeografike i jep mundësinë për ta bërë këtë”, thtoë ai.
“Nëse nuk fitoj kësaj radhe. Pas 4 viteve më nuk kandidoj për kryetar të Podujevës. Më kanë pyetur tërë kohën se cfarë bëra unë për vendlindjen. Kam shkrirë dije të madhe për këtë planprogram me 55 faqe së bashku me ekipin tim të shkëlqyeshëm. Pas të 17-it më kërkush s’mundet me m’pyet çka bone për Podujevë”, shtoi ai.
Ai po ashtu ka thënë se zgjedhjet e fundit të parakohshme i treguan atij se popullata në Podujevë ka lëvizur politikisht.
“20 vite kishim qëndruar në një vend. Fitorja e VV-së hapi rrugë. Tani nuk kemi mbetur më në një vend. Është një heshtje e madhe në Llap dhe kjo besoj që më konvenon mua”, përfundoi ai.