Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet reflektuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias sa i përket Vettingut.
Sipas Tahirit, procesin e Vettingut duhet ta marrë përsipër Kuvendi i Kosovës.
“Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Tahiri tha se ligji i prezantuar nga Qeveria bie ndesh me Kushtetutën dhe me konstatimet e Komisionit të Venecias, “andaj është e nevojshme që ky ligj t’i sillet Kuvendit dhe të diskutohet”. “Nuk do të kemi konsensus nëse ky proces shtyhet nga vetëm një parti politike”, përfundoi ai.