Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Nuk ka ndodhur kurrë që deputetët të refuzojnë me votë një...

Tahiri: Nuk ka ndodhur kurrë që deputetët të refuzojnë me votë një Komision Hetimor që hedh dritë mbi keqpërdorime të caktuara

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur pasi dështoi miratimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike në Kosovë – të cilin Lëvizja Vetëvendosje e votoi kundër.

Tahiri tha se në historinë parlamentare të Kosovës nuk ka ndodhur që me votë të refuzohet një komision që ka synim të hedhë dritë mbi keqpërdorime mbi një çështje të caktuar.

I pari i deputetëve të PDK-së më tutje u shpreh se ky komison do të hetojë keqmenaxhimin e situatës dhe siç pretenton ai vjedhjen e taksave të qytetarëve të Kosovës.

“Në historinë tonë parlamentare është hera e parë që me votë refuzohet një komision hetimor parlamentar. Nuk ka ndodhur asnjëherë që deputetët e Kuvendit të Kosovës me votën e tyre të refuzojnë të hidhet dritë mbi zhvillimet, mbi keqpërdorimet mbi një çështje të caktume, që sot grupi parlamentar kishte ngritë për energjinë elektike. Keqmenaxhimin e situatës, vjedhjen e taksave të qytetarëve të Kosovës.”, tha Tahiri.

Ai më tutje u shpreh se do të vazhdojnë themelimin e këtij Komisioni Hetimor me mbledhjen e 40 nënshkrimve, por e kanë filluar në këtë formë për shkak të frymës parlamentare.

“Kjo çështje nuk do të mbyllet sot këtu. Ne e kemi edhe mundësitë tjera parlamentare që ta procedojmë edhe më tutje formimin e këtij komisioni parlamentar me 40 nënshkrime. Ne kemi dashur të kemi një frymë të mirë parlamentare. Ne po e shohim se ju po refuzoni të hidhet dritë mbi këto zhvillime. Ne si gp i PDK-së nuk do të vazhdojmë në këtë seancë. Kjo është e turpshme sepse çdo qytetar ka të drejtë të dijë saktë se çka ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.”, tha Tahiri. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments