Kryetari i komunë së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 28-vjeçares nga Covid-19.
Ai ka ngushëlluar familjes e së ndjerës për humbjen e saj dhe foshnjës.
” E nderuara familje Selaci e Hasani, Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e zi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Libertës. Edhe një jetë e re e një nënë, artise e afariste vushtrriase u shua nga virusi i keq”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Telegram Ngushëllimi
E nderuara familje Selaci e Hasani, Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e zi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Libertës. Edhe një jetë e re e një nënë, artise e afariste vushtrriase u shua nga virusi i keq.
Lutemi për shpirtin e saj e të bebit të saj që nuk pa dritën e kësaj bote, por ne e dijmë dhe besojmë që te i Madhi Zot do ta ndriqoj rrugën e xhennetit për Libertën e familjen e saj.
E nderuara familje Selaci e Hasani, Pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë. Me respekt,Xhafer TahiriKryetar i Vushtrrisë