Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës

Tahiri: Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se dje në Bruksel nuk është mbrojtur sovraniteti shtetëror i Kosovës, pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat.

 

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se në vend së të arrihet një njohje reciproke për njohjen e targave të të dyja shteteve, marrëveshja e djeshme për targat e ka kthyer procesin e dialogut në diçka që kishte ndodhur para pesë vjetësh.

“Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës. Qeveria Kurti me marrëveshjen për targat, ia mundësoi që Serbia të vendos se kur shkon apo nuk shkon Njësia speciale e Kosovës në veri të shtetit tonë. Derisa me fjalë kjo Qeveri ka premtuar se do të mbrojë shtetin dhe Kushtetutën në dialogun e Brukselit, ajo shkeli Kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës”.

“Po ashtu, në vend se të arrihet njohje reciproke e targave, si rrugë që qon drejt njohjes reciproke mes dy shteteve, ajo e ktheu mbrapa procesin ne diçka qe kishte ndodhur 5 vjet me pare, si nje reciprocitet që kishte kuptim në atë kohë, por jo tani kur bisedimet në Bruksel kanë hyrë në fazën e njohjes reciproke”,ka thënë Tahiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments