Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Mjetet janë ndarë, import të rrymës s’ka pasur, duhet të ketë...

Tahiri: Mjetet janë ndarë, import të rrymës s’ka pasur, duhet të ketë hetim

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk po duan që të formohet komisioni hetimor parlamentar hetimor për krizën energjetike në Kosovë.

Tahiri në një konferencë për media tha se import të energjisë elektrike nuk ka pasur, teksa mjete financiare janë ndarë për këtë gjë.

“Ju e shihni se çfarë vendosmërie ka tashmë pushteti i LVV-së dhe i Albin Kurtit që të refuzojë dhe të parandalojë formimin e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e shpenzimit të 125 milionë eurove në emër të importit, gjë që import nuk ka pasur dhe poashtu shtrenjtimin e energjisë elektrike për 100%, në emër të importit dhe krizës energjetike që e ka prekur edhe Evropën edhe rajonin, por që realisht Kosovën e ka prekur në masë të vogël”, tha ai.

Deputeti i PDK-së deklaroi se është normale që të kërkohet hetim parlamentar lidhur me atë se ku kanë shkuar mjetet e ndara për krizën në energji.

“A nuk është normale që të kërkohet që të ndodhë një hetim parlamentar për muajin janar, shkurt, mars, prill, në këta muaj ku në emër të krizës energjetike janë shpenzuar qindra miliona euro dhe importi ka qenë në masë tepër të vogël”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se nuk do të tërhiqen nga kjo kërkesë.

“Nuk nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të biem pre e atij provokimi të paprecedentë të pushtetit ku po tenton që ta korrigjojë kërkesën tonë. Ne kërkojmë hetim parlamentar dhe kjo është e pashmangshme, e paevitueshme”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments