Ish-kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka fajësuar LDK-në për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan.
Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës po e paguajnë çmimin e paaftësisë së ministrit Murati dhe se LDK po iu tregon qytetarëve se “sa i paaftë je”, raporton Express.
Zyrtari i LDK-së ka shtuar tutje se Qeverisë i shkoi mandati duke fajësuar të tjerët.
Reagimi i plotë:
Ministër Murati, qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë tuaj, e LDK po ju tregon sa i paaftë je!
Ja disa fakte: Çmimi i naftës zbriti pa pasur nevojë për ligj; çmimi i hekurit por edhe i materialeve ndërtimore zbriti po ashtu.
Lufta në Ukrainë po vazhdon, dmth edhe ky argument që e përdornit, ju iku.
Në Kosovë, kriza e çmimeve është rezultat i paaftësisë së Qeverisë me ndërhy në treg me masa fiskale.
Juve ju shkoi mandati duke fajësuar të tjerët për paaftësinë tuaj