Shefi i deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri thotë se ka disa pyetje për presidenten e Kosovës. Vjosa Osmani. Thotë se ajo i dha shtetësinë Martin Berishajt, dhe dy ditë pas kësaj e dekretoi ambasador.
“Mendoj se çështja e Martin Berishajt e do një trajtim të veçantë”, tha Tahiri.
“Qysh mundet me marrë në mbrojtje, presidentja, kryeministri, ministri i jashtëm, roli i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës….qysh mundet me toleruar një zyrtar të lartë të shtetit. Kjo është raportuar nëpër krejt kryeqendrat në Europë dhe në botë”, tha Tahiri në emisionin Pressing në T7.
“Përflitet se i ka nxjerr 2 milionë euro para kesh nga banka dhe nuk dihet se ku janë ato para”, shtoi ai.
“Z. Berishaj s’po tregon se ku janë ato para”, theksoi Tahiri.
“Këtu u hap njëfarë perspektive shumë e gjerë dhe s’mund të jesh specifik. Personi në fjalë po ikë, ai duhet me ardhur në Kosovë para Komisionit hetimor dhe me raportuar në detaje se ku kanë shkuar mjetet”, tha ai.
“Këtu duket se njerëzit kanë obligim ndaj Berishajt dhe e kanë të pamundur me largu”, tha Tahiri.
“Unë i kam 25 pyetje për Vjosa Osmanin për Martin Berishajn. I kam disa informata që lidhen pikërisht me të, me Osmanin dhe personin në fjalë”, tha deputeti i PDK’së.
“Duhet me dhënë përgjigje për një person që ia ka dhënë shtetësinë brenda një dite dhe pas dy ditëve e ka dekretuar si ambasador dhe pastaj për lidhjet e saj me personin në fjalë”, sqaroi ai në PDK.