Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Arben Vitia s’ka shkuar në qytete t’iu thotë qytetarëve vaksinohuni

Tahiri: Arben Vitia s’ka shkuar në qytete t’iu thotë qytetarëve vaksinohuni

Xhafer Tahiri i LDK’së ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Thotë se ky i fundit ka dështuar në menaxhimin me pandeminë.

“Nuk ka të bëjë aspak me hipokrizi. Ka të bëjë me një përgjegjësi të një qeverie që ka 50 për qind në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe që ka fuqinë vendimmarrëse për çdo vendim të mundshëm. Kemi të bëjmë me një keqkalkulim dhe me një kalkulim elektoral me pandeminë, duke mos punuar vikendeve gjatë të verës për të dhënë vaksina në mënyrë që kur të afrohet fushata elektorale të punojmë vikendeve dhe të japin vaksina dhe kjo tash po rezulton me vdekje të njerëzve”, thotë Tahiri.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se Kurti e Vitia nuk kanë takuar qytetarët dhe s’kanë vizituar qendrat e vaksinimit për tu treguar kosovarëve se vaksinat janë të sigurta.

“Kur e keni parë ministrin e Shëndetësisë duke ardhur në Vushtrri, duke shkuar në Ferizaj, në Prizren apo në Gjilan apo në cilindo qytet në qendër të vaksinimit dhe duke thënë: “Ju lutem vaksinohuni sepse vaksina është e sigurt””, shtoi ai në RTV Dukagjini.

“Në mungesë të një aksioni të tillë, në mungesë të një lidershipi të tillë ne kemi 133 mijë vaksina që janë humbur dhe kemi për çdo ditë mbi 20 të vdekur’, theksoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments