Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri ankohet për ministrat e Qeverisë Kurti, thotë se nuk po këndellen...

Tahiri ankohet për ministrat e Qeverisë Kurti, thotë se nuk po këndellen nga rezultati i 14 nëntorit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një konferencë për media është ankuar lidhur me sjelljen e ministrave të Qeverisë “Kurti”,  në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se mazhoranca është duke e pamundësuar që legjislativi të ketë një rrjedhë normale, shkruan Gazeta Express.

Tahiri tha se ministrat janë joserioz karshi Kuvendit dhe deputetëve.

“Sot jam këtu para juve edhe njëherë me deklaru për degjenerim të agjendës tonë parlamentare. Fatkeqësisht mazhoranca me angazhimin e saj gjatë kësaj periudhe e kemi parë që ka pamundësuar me pas një rrjedhë normale, një rrjedhë që do të mundësonte avancimin edhe më tutje të agjendës tonë legjislative. Pra, e shohim jo seriozitetin e madh të kësaj mazhorance dhe të këtyre ministrave karshi Kuvendit dhe deputetëve”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i PDK-së foli edhe për përzgjedhjen e ministrave nga kryeministri Albin Kurti. Ai tha se Kurti ka sjell ministra jo kompetent.

“Sot kur duhej që të vazhdonte seanca mezi filluam me disa pauza për shkak të mungesës së ministrave e ku pati edhe vërejtje nga kryeparalamentari i cili megjithatë mundohet me e orientu drejt një mbarëvajtje të mirë të punës së seancave të këtij Kuvendi. Një gjë e tillë realisht duket e pamundshme për shkak që kjo mazhorancë ka sjell ministra jokompetent dhe ku r ministrat janë jokompetent në punën e tyre, siç ishte sot rasti i ministres së drejtësisë, atëherë dalin me shpifje dhe gjëra të pavërteta kundrejt deputetëve të opozitës”, deklaroi më tutje deputeti i PDK-së.

Tahiri u deklarua edhe për mosmbajtjen e seancave për një kohë të gjatë. E për këtë ai tha se nuk ka qenë faji i opozitës.

“Janë bërë dy muaj kur mezi jemi mbledhur për me e mbajt një seancë. Kanë dështuar disa mbledhje radhazi të Kuvendit në pamundësi për tu mbledhur dhe për ta caktuar një seancë. Kjo nuk është faj i opozitës. Opozita ka qenë në vazhdimësi prezentë, ka evidentuar këto parregullsi që ka ndodhur dhe ne nuk kemi parë një reflektim të kryeministrit Kurti i cili e udhëheq këtë mazhorancë”, tha ai ndër të tjera.

Veprimet e ministrave dhe pozitës, Tahiri i lidhi edhe me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 shkurtit.

Ai tha se ky rezultat i ka goditur aq shumë sa nuk po munden me marr veten.

“Janë të papranueshme sulmet e tilla të ulëta nga ministrat e kësaj Qeveria karshi deputetëve. Ju bëjmë thirrje që të jenë në seanca, të jenë korrekt, të prezantojnë punën e tyre, të kenë angazhim për atë për çfarë janë votuar dhe të mos sillen me këtë arrogancë. Unë e kuptoj që rezultati i 14 nëntorit mund t’i ketë goditur aq shumë sa nuk po munden me marrë veten, por ne nuk jemi fajtorë. Qytetarët i kanë dhënë besimin atyre që mendojnë se udhëheqin më së miri, dhe nën anën tjetër mendoj që qytetarët i kanë dhënë një mësim të mirë kësaj Qeverie”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments