Gazetari Valon Syla ka thënë se Serbia po bën fushatë kundër Kosovës me vaksina, duke i shpërndarë në vendet që se kanë njohur Kosovën.
Nejse… me rendesi Albin Kurti me recitu poezi per mafine e Facebook, Gervalla me lavderu Vitine per menaxhim shembullor dhe Vjosa me fajesu Zvicrren per rritje infektimesh”, ka thënë Syla.
Postimi i tij i plotë:
Tani e sa kohe Ministria e Jashtme e Serbise po shperndane vakcina anti-COVID19 ne Afrike dhe Azi, kryesisht ne vende qe nuk e njohin Republiken e Kosoves. Shume shpejte Serbia pritet ta dorezoje nje mase te konsiderueshme vakcinash ne Vietnam per ta forcuar qendrimin kunder njohjes se Kosoves dhe per nxitur disa marreveshje tjera ne industrine e mbrojtjes. Kjo fushate eshte duke u zhvilluar ne kuader te programit VaccineDiplomacy te Ministrise se Jashtme te Serbise i cili, mes tjerash, eshte perpiluar per te forcuar qendrimet politike per mosnjohjen e Kosoves ne Afrike dhe ne Azi.
Kosova ne udhehequr prej Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Donika Gerrvalles jo vetem qe e ka lene vendin pa ambasadore ne shtete kyce ne momente shume delikate, jo vetem qe eshte zene gafil para kesaj fushate te Serbise e s’ka bere asnje lobim per njohjen e Kosoves ne keto vende, por edhe kane hedhur ne shporte te mbeturinave mbi 100.000 vakcina anti-COVID19 per shkak te nje politike joefektive te vaksinimit masiv. Tani e 1 vjet, pervec pjesemarrjes ne disa forume rajonale dhe deklaratave populiste, Kryeministri e Ministrja e Jashtme kane deshtuar plotesisht per te shtrire pranine politike dhe diplomatike e Kosoves ne keto dy kontinente me interes te vecante.
Nejse… me rendesi Albin Kurti me recitu poezi per mafine e Facebook, Gervalla me lavderu Vitine per menaxhim shembullor dhe Vjosa me fajesu Zvicrren per rritje infektimesh.
Dicka duhet thene ne fund ama: nese deri dje keni qene amatore, tani jeni rrezik i shendetit publik e deshtak para diplomacise serbe.
Kaq per Qeverine e genjeshtrave te reciprocitetit dhe bashkimit kombetar e cila nder sukseset kryesore te saj e ka rritjen e mallerave serbe ne Kosove si asnjehere me pare. A ju kujtohet fushata Bojkotoni Produktet e Serbise? Ndoshta jo se Albin Kurti e ka fshire arkiven e historise se tij ne uebfaqen e VV-se.
Ata qe mendojne dhe e duan Kosoven, duhet te reflektojne ne keto rrethana. Ata qe e duan dhe mendojne vetem per hadithet s Albin Kurtit mund te mjaftohen me vakcinen ideologjike pro-VV dhe demet e panumerueshme te interesave shteterore te Kosoves.
Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, duke thënë se s’po bëjnë asgjë në këtë drejtim.