Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSyla për aksionin në veri: U bë për me lobu për një...

Syla për aksionin në veri: U bë për me lobu për një “llaskuc” si Bahtiri që e marrosi një qytet

Analisti dhe gazetari, Valon Syla, ka komentuar paraqitjen e sotme të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencë për media pas aksionit në veri.

Syla në një postim në Facebook ka thënë se paraqitja e tyre tregon se ata i kanë punët keq me pritjet në zgjedhje, dhe se sipas tij kjo ishte arsyeja pse ata organizuan aksion në veri me forcat policore.

“Ndërsa, rrehin gjyks pule për drejtësi e luftë anti-korrupcionin në Veri, lajmi kryesor i ditës ishte nga Specilaja që tha, Kosova dhe Qeveria nuk po garanton mbtojtjen në liri brenda territorit të Kosovës për çlirimtarët në Hagë”, shkruan Syla.

Postimi i plotë i Sylës:

Sot në konferenca për shtyp edhe Xhelal Sveçla edhe Albulena Haxhiu, hunë e buzë bashkë i kishin bo. Diçka fort mrrolshëm dhe paqef. Kjo kallxon që i kanë punët shumë keq me pritjet në zgjedhje. Për ata, kishe po nisim sulm në Veri me bo filma për zgjedhje dhe poashtu Vetingu kthehet si temë zgjedhore përsëri nga Albulena për trika zgjedhor.

Ndërsa, rrehin gjyks pule për drejtësi e luftë anti-korrupcionin në Veri, lajmi kryesor i ditës ishte nga Specilaja që tha, Kosova dhe Qeveria nuk po garanton mbtojtjen në liri brenda territorit të Kosovës për çlirimtarët në Hagë…

Kon pe rreni. Ju kur s’mund të garantoni për Thaçin, Veselin e tjerët, as për hajna në Veri sun boni send. Thjeshtë e keni për zgjedhje. Edhe të poshtër edhe të paftyrë. Plus krejt kjo me lobu edhe për 1 llaskuc si Agim Bahtiri, që e marrosi 1 qytet, pasi që edhe e falimentoi finaciarisht e moralisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments