Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSyla: Nëse Kurti ka qenë në UÇK, pse nuk është në Hagë?

Syla: Nëse Kurti ka qenë në UÇK, pse nuk është në Hagë?

Gazetari Valon Syla ka folur rreth përfshirjes së Albin Kurtit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Syla thotë se tani kryeministri i Kosovës, nuk ishte pjesë e UÇK’së. Ai ka dhënë arsyetimet për deklaratat e tilla.

Valon Syla ka komentuar deklaratat e Rrustem Mustafës, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, sipas të cilit lideri i VV’së ishte pjesë e UÇK’së.

“Z.Mustafa, komandant Remi ka drejt me i thënë Albin Kurtit koleg sepse kanë qenë kundër Rambujesë, kanë qenë në vija me Demaçin kundër Rambujesë”, thotë Syla.

“A u kon Albin Kurti në UÇK? Shkurt s’ka qenë. A ka qenë në zyre asistent i Demaçit si përfaqësues i UÇK’së në Prishtinë, që nuk po kallëzojnë drejt tash…Zyra e Adem Demaçit lejen e ka pas prej policisë së Serbisë me funksionu”, shpjegoi ai Syla në emisionin “Dhoma e Rrefimit”.

“Më 27 prill 1999 Albin Kurti arrestohet por nuk arrestohet si përfaqësues i UÇK’së, arrestohet si aktivist politik, por aktakuzën e të gjitha i ka pasur me UÇK sepse ashtu i ka vy Serbisë”, shtoi ai.

“Albin Kurti në UÇK s’ka qenë, ka qënë në zyre si asisten i Demaçit, e kanë përfaqësu UÇK’në, kanq qenë kundër Rambujesë, Rambujeja është nënshkru, kanë qenë në anën e gabuar të historisë sepse Rambujeja i ka pru bombardimet”, thotë Syla.

“Pse te koka Albin Kurti UÇK e s’është në Hagë? Pasi s’paska pas luftë pse paska krime të luftës”, pyet ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments