Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSyla i reagon ashpër drejtorit të Policisë që nuk ofroi garancë të...

Syla i reagon ashpër drejtorit të Policisë që nuk ofroi garancë të mjaftueshme për krerët e UÇK-së

Gazetari Valon Syla ka reaguar në rrjetin social Facebook pas raportimit se Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme në Gjykatën Speciale për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

 

Pas raportimit gjatë ditës së djeshme rreth ofrimit të garancisë së pamjaftueshme nga drejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, gazetari Syla ka pyetur nëse “ky shtet është i Kosovës, apo i EULEX-it”.

Nëse shefi i Policisë tonë s’mundet me garantu për Thaçin e Veselin, për kë garanton ky. Për mu, për qytetarë të rëndomtë, apo për pakica. Për kënd po garantojka shefi. Çfarë profesionalizmi qenka ky, me garantu për disa, e për disa jo”, ka shkruar ndër të tjerash Syla.

Ai ka ngritur dyshime nëse drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, po zbaton urdhrat e dikujt tjetër.

Sipas raportimit të djeshëm nga lajmi.net, Mehmeti nuk është përgjigjur në detaje nëse Policia e Kosovës, të cilën ai e drejton mund të plotësojë kushtet specifike të kërkuara nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për të qenë e gatshme dhe për t’i monitoruar të akuzuarit në rast të kthimit të tyre në Kosovë për t’u mbrojtur në liri.

Veprimi i Drejtorit të PK-së është komentuar edhe nga mbrojtja e të akuzuarve, nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake dhe nga Paneli i Gjyqtarëve të Apelit, në shqyrtimin e kërkesave për lirimin nga paraburgimi të ish krerëve të UÇK-së.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Nëse Shefi i Policisë tonë s’mundet me garantu për Thaçin e Veselin, për kë garanton ky. Për mu, për qytetarë të rendomtë, apo për pakica. Për kënd po garantojka shefi. Çfarë profesionalizimi qenka ky, me garantu për disa, e për disa jo. Apo thjeshtë shefi i policisë po e dëgjojka dikë tjetër… çfarë shteti është ky, i Kosovës, apo i EULEX’it?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments