Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSveçla uron ShBA-në për ditën e shpalljes së pavarësisë: Festojmë me ju...

Sveçla uron ShBA-në për ditën e shpalljes së pavarësisë: Festojmë me ju si aleatë të përhershëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar 248 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sveçla ka shkruar se 248 vjet më parë u vendosën themelet e forta të lirisë e demokracisë që shërbejnë si vlera përparimtare për të gjithë popujt që aspirojnë ato.

“248 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë e tyre duke vendosur themelet e forta të lirisë e demokracisë që shërbejnë si vlera përparimtare për të gjithë popujt që aspirojnë ato. Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai, ka thënë se Kosova feston bashkë me SHBA-në si aleatë të përhershëm.

“Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite. Në këtë datë të shënuar, urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-ve, miqtë e partnerët e Republikës sonë! Urime 4 korrikun!”, është shprehur Sveçla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments