Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSveçla: Përfundimisht do të zgjidhet statusi juridik i zjarrfikësve

Sveçla: Përfundimisht do të zgjidhet statusi juridik i zjarrfikësve

Ministri u Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve tha se do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi i tyre juridik.

 

Ai u shpreh se do të angazhohen që zjarrfikësit tanë të trajtohen me dinjitet, ashtu siç ata bëjnë punën e tyre çdo ditë, në shërbimin tonë.

Postimi i plotë:

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Ata na mësojnë mbi përkushtimin, angazhimin e sakrificën.

Ne jemi të vetëdijshëm se përveç punës sfiduese, zjarrfikësit ballafaqohen edhe me probleme të mëdha të cilat e kërkojnë dhe do ta kenë ndihmën tonë. Përveç përmirësimit të kushteve të punës, do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi i tyre juridik.

Si institucione të vendit do të angazhohemi maksimalisht që zjarrfikësit tanë të trajtohen me dinjitet, ashtu siç ata bëjnë punën e tyre çdo ditë, në shërbimin tonë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments