Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, kanë realizuar sot një aksion të quajtur operacioni “Emigranti”.
Sveçla përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ky aksion u zhvillua në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) dhe rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale “kontrabanda me emigrantë”.
Gjatë këtij aksioni Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërksa Sveçla ka thënë se shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.
Ky është statusi i ministrit Sveçla:
Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë!
Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.