Sunday, January 19, 2025
HomeLajmeSveçla: Pas 31 tetorit, asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë...

Sveçla: Pas 31 tetorit, asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara të gjithë ata që deri më 31 tetor nuk i ndërrojnë targat në “RKS”.

Sveçla në një konferencë për media tha se me targat ilegale të lëshuara nga Serbia do të merren organet e shtetit dhe se me ato targa, automjetet nuk do të mund të lëvizin nëpër Kosovë.

“Më pas më këtë merren organet e Kosovës dhe asnjë veturë nuk do të mund të qarkullojë, as në rrugë, as nuk mund t’i shfrytëzojë pikëkalimet kufitare”, deklaroi Sveçla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments