Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se rreshtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb që shndërroi targat ilegale në ato legale RKS i është djegur shtëpia.
Sveçla tha se shtëpia e tij u djeg në natën kur Vuçiq ka thënë se shndërrimi i targave ilegale në ato legale është bërë nga dy pronarë veturash, e që njëri prej tyre punon në institucionet e Kosovës.
“Vucic njoftoi opinion në Serbi që ka dy pronarë veturash të cilët kanë bërë shndërrimin nga targat ilegale në targat legale, ku tha njëri prej tyre punon në institucionet e Kosovës. Atë natë shtëpia e një rreshteri të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb është djeg. Ka pas thyerje në shtëpinë e tij dhe gjysma e shtëpisë së tij është djeg nga persona të paidentifikuar deri tash,. Kjo është cytje e drejtpërdrejt e bërë nga Vuçiq drejt njerëzve të tij për të vepruar në territor të Kosovës”, tha ai.