Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaSveçla mbërrin në Jarinje

Sveçla mbërrin në Jarinje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka arritur në pikën kufitare në Jarinje, raporton RTK-ja.

Më herët, televizioni publik njoftoi se Sveçla është nisur për në kufi, pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë. Autoritetet kosovare thonë se policët ishin brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, ministri Sveçla dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë.

Policia e Kosovës ka thënë se tre policët kufitarë ishin në një njësi patrolluese dhe ata kanë njoftuar se kanë parë persona të maskuar dhe të armatosur. Siç tregon PK, kur kanë arritur forcat shtesë të Policisë, kanë gjetur vetëm veturën.

“Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, në mediat serbe janë publikuar pamje të rrëmbimit të tre policëve, të cilin e kanë raportuar si arrestim. /Express/

May be an image of 2 people and text

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments