Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se dokumentet për hyrje-dalje nuk po lëshohen më në pikat kufitare.
“Jemi në Bërnjak, kishim një veturë të kolegëve tuaj që kaloi pa problem, është ndërpre lëshimi i hyrje-daljeve edhe në Merdarë, Dheu i Bardhë e Muçibabë. Në Jarinjë ende s’kemi veturë që ka kaluar, por mund të konkludojmë që e kanë ndërprerë lëshimin e hyrje-daljeve”, ka thënë Sveçla, njofton Klankosova.tv
Ai tha se tani nuk është e nevojshme që të lëshohet dokumenti i hyrje-daljeve për ata që hyjnë në Kosovë.
Sveçla tha se shpreson që me këtë dinamikë të kalojë edhe çështja e targave