Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dalur në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti, për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjet e djeshme në veri të Mitrovicës.
Ministri Sveçla bëri me dije se nga sulmet e djeshme të serbëve civilë, u lënduan 11 qytetarë dhe u dëmtuan disa vetura të civilëve dhe policisë.
“Kemi 11 qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët janë të lënduar dhe kanë marrë trajtime të nevojshme. Janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve dhe Policisë së Kosovës nga strukturat ilegale, kriminale të armatosura. Sipas informacioneve të fundit, disa barrikada tashmë janë larguar dhe një pjesë e barrikadave tjera kanë filluar të largohen” ka deklaruar Sveçla.
Tutje, ai ka bërë me dije se janë ngirtur stacione policore për të mbikëqyrur situatën.
“Bashkë me organet e rendit po punojmë në mbarëvajtjen e këtij procesi. I sigurojmë qytetarët e vendit se i gjithë ky proces po vijon në bashkërëndim të ngushtë mes njësiteve policore të cilat janë të vendosura në pikat kufitare dhe stacionet policore” ka thënë ai.