Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaSveçla: I arrestuari në Veri drejtues i Mbrojtjes Civile – organizoi sulmet...

Sveçla: I arrestuari në Veri drejtues i Mbrojtjes Civile – organizoi sulmet ndaj KFOR’it dhe Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se është arrestuar Milun Milenkovic- Llunenjë nga udhëheqësit e “Mbrojtjes Civile”, raporton Express.

Sipas Sveçlës, ai ka qenë organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 29 maj.

Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë.

Republika nuk do të zmbrapset.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments