Monday, November 25, 2024
HomeLajmeSveçla e tre deputetët e VV-së edhe njëherë dalin para gjykatës për...

Sveçla e tre deputetët e VV-së edhe njëherë dalin para gjykatës për të bëmat e tyre në Kuvendin e Kosovës

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme,  dhe tre deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, janë deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Sveçla, Millaku dhe Zyba thanë se nuk e ndiejnë veten fajtorë.

Edhe Pacolli-Dalipi, shtoi se ka vepruar në përputhje me betimin që ka dhënë si deputete.

“Deklarohem si e pafajshme, kam vepru në përputhje me betimin që kam dhanë si deputete e Kosovës, që punoj për interes të vendit tim”, tha Pacolli-Dalipi.

E pasi që të pandehurit nuk e pranuan fajësinë, të njëjtit u njoftuan se brenda afatit ligjor mund të bëjnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Kujtojmë se sipas aktakuzës së ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Ministri e deputetët po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet./IndeksOnline/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments