Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur sukses të radhës të Policisë së Kosovës sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë që po transportohej nga Serbia në Kosovë.
Me këtë rast, Sveçla ka thënë se mbesin të përkushtuar në luftën ndaj ilegalitetit, përcjell teve1.info
“Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë. Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tone”, ka shkruar ai në Facebook.
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy shtetas kosovarë, të cilët janë kapur duke transportuar nga Serbia për në Kosovë afër 200 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Vlera e substancës së sekuestruar dyshohet të jetë rreth 400 mijë euro. /Teve1.info/