Gjykata Supreme e ka vlerësuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik ‘Lista e Pavarur’ Bekim Jashari, me seli në Skenderaj.
Kjo ankesë ishte paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Në vendimin e publikuar sot nga Supremja thuhet se kolegji i gjykatës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Jasharit.
Duhet përkujtuar që Bekim Jashari nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për një mandat të dytë në krye të Skenderaj.
Nga zgjedhjet e 17 tetorit fitues doli Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës. Nura madje mori më tepër vota edhe nga ato të diasporës, apo njohur ndryshe si votat me postë.
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021”.