Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSupremja merr vendim për shtatë ankesa të kandidatëve për asamblistë

Supremja merr vendim për shtatë ankesa të kandidatëve për asamblistë

Gjykata Supreme ka vendosur për shtatë nga nëntëmbëdhjetë ankesat e kandidatëve për asamblistë.

 

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se për dy ditë janë pranuar 19 ankesa. Për 7 prej tyre është marrë vendimi, ndërkaq për të tjerat pritet të merret ndërkohë.
“Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, pas certifikimit të zgjedhjeve lokale, këto dy ditë ka pranuar nëntëmbëdhjetë (19) ankesa të kandidatëve për asamble komunale, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të cilat, kërkohet të vendosë brenda afatit ligjorë prej 72 orësh”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Supremes:

Kolegjet gjyqësore janë duke punuar intensivisht për të trajtuar secilën ankesë, ndërkohë që kanë përfunduar shtatë (7) prej tyre, duke vendosur si në vijim:

Me aktgjykimin AA nr. 59/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e S.M., sekretar i subjektit politik, Nisma Socialdemokrate, në Komunën e Prizrenit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të parashtruar kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr. 60/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të N.P., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Komunën e Gjakovës, nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA.nr.61/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e A.N., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjakovë, nga subjekti politik Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr. 62/2021, kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e B.H., kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA.nr.63/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të D.K., nga subjekti politik Demokratët për Drenasin, paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, e ka pranuar si pjesërisht të bazuar ankesën e tij, përkitazi me Shpalljen e Rezultateve Përfundimtare për Zgjedhjet Lokale 2021, si dhe ka ndryshuar vendimin e PZAP-së, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që të rishqyrtojë Vendimin e saj, vetëm përkitazi me Kandidatin e sipërpërmendur dhe të vërtetojë plotësisht si dhe saktë numrin e votave të fituara nga ai, në bazë të Formularëve të Rezultateve të Kandidatit, në të gjitha vendvotimet e Komunës së Drenasit, si dhe të njëjtat të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Ndërkaq, Kolegji e ka refuzuar si të pabazuar pjesën e ankesës që ka të bëjë me kërkesën për rinumërimin e votave në vendvotimet me nr.0301E, 0301X, 0302E, 0305E, 0313E, 0320E, 0324E, 0304E, 0311E.

Me aktgjykimin AA.nr. 65/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur për ankesën e A.H., kandidat për deputet në Kuvendin e Komunës së Klinës, nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të parashtruar kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA.nr. 67/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të E.M., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Kandidatët për asamblistë kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre në Gjykatë Supreme, kundër vendimeve të PZAP-së, në afat prej 24 orëve, nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-së, ndërkaq Gjykata Supreme i ka në dispozicion 72 orë për të vendosur për secilën ankesë, nga momenti i pranimit të tyre në Gjykatë.

Të gjitha aktgjykimet i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës Supreme: https://supreme.gjyqesori-rks.org/

Aktgjykimet AA nr. 59/2021dhe AA.nr. 65/2021, janë të publikuara në gjuhën serbe, ndërkaq versioni në gjuhën shqipe do të publikohet posa të përfundoi përkthimi i tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments