Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim lidhur me 15 ankesa të kandidatëve për asamble Komunale në disa qytete të Kosovës.
Supremja i refuzuar si të pabazuara këto ankesa.
Të gjitha vendimet që i mori Supremja:
Gjykata Supreme vendosë për 15 ankesa të kandidatëve për asamblistë
Prishtinë, 12 nëntor 2021 – Kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme kanë përfunduar të gjitha ankesat e kandidatëve për asamble komunale, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet lokale 2021.
Kolegjet gjyqësore kanë vendosur si në vijim:
· Me aktgjykimin AA nr.64/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të A.Sh., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.66/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e kandidatit B.N., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Suharekë, nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.68/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të N.H., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr. 69/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të subjektit politik Lëvizja për Goren- PG, Iniciativa Qytetare e Gores –GIG dhe Partia Unike Gorane (JGP), lidhur me kërkesën e tyre për anulimin e votave të ardhura për Kuvendin Komunal për Komunën e Dragashit nga shtetet, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi, për Zgjedhjet lokale të mbajtura më datë 17 tetor 2021, për Kuvend Komunal, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tyre të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.70/2021 kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e M.I., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal të Lipjanit, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr. 71/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur për ankesën e A. B., kandidat për deputet në Kuvendin e Komunës së Lipjanit, nga subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.72/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të R.R., kandidatit për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Lipjanit, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.73/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të E.Xh., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës nga subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.74/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në cështjen juridike të S.K., e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.75/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të B. P., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.76/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të A.B, kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Fushë Kosovës nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr. 77/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur sipas ankesës së A.C., kandidatit për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Drenasit, nga subjekti politik, Demokratët për Drenas, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.78/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur lidhur me ankesën e S.M., sekretar i subjektit politik Nisma Socialdemokrate, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.79/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të L.P., kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e saj, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
· Me aktgjykimin AA nr.80/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të Q.R., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Istogut, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.