Saturday, November 23, 2024
HomeShëndetësiSuperushqimet e vitit 2022, sipas dietologëve

Superushqimet e vitit 2022, sipas dietologëve

A dëshironi ta dini se cilat janë ushqimet e shëndetshme për të cilat njerëzit po shfaqin shumë interesim këtë vit?

Sipas një artikulli të fundit të postuar në portalin “Yahoo News” dhe të bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë, listën e përbëjnë ushqime të cilat tashmë janë të preferuara nga njerëzit anembanë botës si, spinaqi, avokado dhe boronica, dhe disa të tjera që së fundmi janë shumë të kërkuara për t’u konsumuar.

Ushqimet e fermentuara

Ushqimet e fermentuara, sikur jogurti, e kryesojnë listën e ushqimeve të shëndetshme, kryesisht për shkak të rolit që kanë në rritjen e imunitetit dhe promovimin e shëndetit të zorrëve.

Boronicat

Boronicat janë një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, i cili ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira, e ul rrezikun për kancer dhe sëmundje të zemrës. Përveç kësaj, antioksidantët janë gjithashtu të rëndësishëm për rritjen e flokëve, thonj të fortë dhe lëkurë të shëndetshme.

Frutat ekzotike

Ndonëse nuk ka asgjë të keqe me frutat standarde si molla dhe portokalli, 2022-ta është viti i frutave ekzotike. Një prej tyre është açai. Kjo frutë është e mbushur me antioksidantë, ndihmon në përmirësimin e niveleve të kolesterinës dhe e mbron trurin nga dëmtimi me kalimin e moshës.

Avokadot

Kjo frutë konsiderohet një prej ushqimeve më të shëndetshme për t’u konsumuar. Përveç se është burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme, avokado po ashtu është e pasur me antioksidantë dhe vlera tjera ushqyese të cilat ndihmojnë me kolesterinën, densitetin e kockave, shëndetin e lëkurës, mirëmbajtjen e syve dhe shumë më shumë.

Çaji i gjelbër

Japonezët kanë pirë çaj jeshil për mijëra vjet dhe me arsye të mirë. Pija shumëngjyrëshe është e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore dhe përforcuese të imunitetit, dhe sipas studimeve, mund të nxitë shkrirjen e yndyrës dhe ta rrisë shkallën metabolike.

Arroret

Arroret janë një mënyrë e mrekullueshme për të shtuar proteina, fibra dhe lëndë ushqyese të tjera kryesore në dietën e përditshme. Fëstëkët, për shembull, janë të mbushura me antioksidantë, duke përfshirë ato që janë vërtetuar shkencërisht se promovojnë shëndetin e syve dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Quinoa

Quinoa është ndoshta një nga drithërat më të njohura të lashta, dhe është e njohur për faktin se është e ngarkuar me fibra dhe i përmban të gjitha aminoacidet thelbësore. Quinoa është gjithashtu një burim i fortë i vitaminave B6 dhe C.

Barishtet e gjelbra

Barishtet e gjelbra sikur spinaqi, e meritojnë një vend të rëndësishëm në dietën e përditshme. Spinaqi dhe perimet tjera të ngjashme, janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe flavonoideve, të cilat mund të parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira, kancerin dhe inflamacionin e dëmshëm. Spinaqi është gjithashtu i pasur me vitamina A dhe C, si dhe është vërtetuar shkencërisht se i zvogëlon nivelet e presionit të gjakut dhe e ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments