Sot (e martë) do të zhvillohen dy takime shumë interesante në kuadër të Superligës së Kosovës, për xhiron e 15-të.
Ndeshja më interesante zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Feronikelit, shkruan lajmi.net.
Dy skuadrat kosovare nuk janë në formën më të mirë të mundshme, andaj do ‘luftojnë’ për pikët e plota që të nisin këndelljen.
Ndërkohë, ndeshja tjetër është mes Dukagjinit dhe Ulpianës, dy skuadrat që kanë synim qëndrimin në futbollin elitar.
Të dy takimet nisin në ora 13:00.