Saturday, November 23, 2024
HomeSportSulmuesi i Spanjës mungon ndaj Kosovës

Sulmuesi i Spanjës mungon ndaj Kosovës

Gerard Moreno ka lëshuar kampin stërvitor të ‘La Rojas’ për shkak të një dëmtimi sipas Mundo Deportivo dhe ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Kosovës.

 

Qendërsulmuesi i Villarreal doli nga fusha gjatë humbjes së Spanjës nga Suedia të enjten, për shkak të shqetësimit muskulor në pjesën e pasme të kofshës së tij të djathtë.

Moreno iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë sot në klinikën ‘Sanitas La Moraleja’. Skanimi MRI i kryer ndaj sulmuesit nuk tregoi ndonjë dëmtim strukturor në kofshën e tij, por ai u largua nga kampi si masë paraprake dhe do të kufizojë aktivitetin e tij në ditët në vijim.

Moreno nuk do të zëvendësohet dhe Luis Enrique do të vazhdojë me 23 lojtarë në dispozicion për përballjet e ardhshme me Gjeorgjinë dhe Kosovën.

Spanja është e dyta në Grupin B Kualifikues të Kupës së Botës me katër ndeshje të luajtura, dy pikë prapa Suedisë. Kosova është e treta, Greqia është e katërta dhe Gjeorgjia janë të pestit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments