Friday, February 21, 2025
HomeLajmeKosovaSulmohet fizikisht prokurori Ramiz Buzhala, ndalohet i dyshuari

Sulmohet fizikisht prokurori Ramiz Buzhala, ndalohet i dyshuari

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala është sulmuar fizikisht sot nga një person i dyshuar që deri me tani nuk dihet identiteti i tij.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sulmin ndaj prokurorit Buzhala e kanë dënuar ashpër Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, duke thënë se rasti ndërlidhet me punën zyrtare të prokurorit.

KPK-ja dhe ZKPSH-ja, theksojnë se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dënojnë ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, z. Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare. KPK-ja dhe ZKPSH-ja, theksojnë se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments