Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSulmi në Ukrainë, Trump: I thashë Putin nëse e bën, do ta...

Sulmi në Ukrainë, Trump: I thashë Putin nëse e bën, do ta godasim Moskën

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është kapur sërish nga mediat ndërsa përsërit se gjatë Presidencës së tij nuk kishte asnjë shans që Putin të sulmonte Ukrainën.

Në një bisedë telefonike me golfistin, John Daly, Trump dëgjohet teksa thotë se ishte marrë vesh shumë mirë me Putin kur ishte president dhe se Rusia nuk e sulmoi në atë kohë Ukrainën pasi ai e kërcënoi se do t’i hidhte bombën bërthamore në Moskë.

“Të gjithë sot thonë se ai është një fuqi bërthamore, sikur të kenë frikë prej tij. Ti e di. Ai ishte një miku im dhe unë ja kalova mirë me të. I thashë, Vladimir nëse e bën këtë gjë ne do të godasim Moskën. Dhe ai më besoi sadopa 5%, 10% aq duhet”, dëgjohet Trump tek thotë në bisedën me mikun e tij.

Gjithashtu, në telefonatë, Trump deklaron se as presidenti kinez nuk ngatërrohej me të pasi dhe atij i kishte thënë të njëjtën gjë./A2CNN

https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/03/640x360_MP4_4743367897436436286.mp4

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments