Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeSulmi ndaj policisë në veri, versioni i vëllai i të të dyshuarit:...

Sulmi ndaj policisë në veri, versioni i vëllai i të të dyshuarit: Gjatë ndjekjes policia shkrepi 450 fishekë

Policia e Kosovës është sulmuar në fshatin Jashanicë të Leposaviqit teksa po tentonte ndalimin e një kamioni me mallra të kontrabanduara, me pije alkoolike dhe joalkoolike. Shoferi që po drejtonte kamionion, A.D., 32-vjeçar, pas ndjekjes nga policia është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Si pasojë e sulmit janë lënduar pesë zyrtarë policorë dhe një automjet i policisë është dëmtuar. Policia ka konfirmuar edhe përdorimin e armës zyrtare në atë rast. Lidhur me rastin, për mediumin serb “KoSSev”, ka folur vëllai i të dyshuarit, S.D..

Sipas S.D., i cili pretendon se është vëllai i shoferit të arrestuar, thotë se policia ka zbrazur 450 fishekë dhe kanë përdorur forcë të tepruar gjatë operacionit.

Në një prononcim për KoSSev, ai ka thënë se vëllai i tij është ndjekur nga të paktën pesë autoblinda dhe rreth tetë xhipa të policisë.

“E kanë ndjekur nga fshati Jashanicë, ai nga frika ka ikur dhe ka shkuar në drejtim të fshatit Koporiq. Kamioni ishte gërvishtur dhe gomat i ishin shpuar për ta ndaluar. Gjatë ndjekjes kanë zbrazur 450 fishekë në kamion”, tha S.D.

Ai gjithashtu pretendon se punonjësit e policisë kanë përdorur forcë të tepruar.

“I shpërtheu arkada, po i rrjedh gjak. E policia nuk ka lejuar të vijë ambulanca nga Shtëpia e Shëndetit e Leposaviqit. “Ndaluan dhe kontrolluan 200 metra ambulancën dhe nuk e lanë të afrohej për ta ndihmuar”, pohon ai.

Ai shton se policia më pas ka sjellë një ambulancë tjetër, për ta mjekuar.

Personi i dyshuar A.D, është dërguar në mbajtje dhe iniciohen rastet për ‘Kalim i Kufirit Ilegal’, ‘Kontrabandim Me Mallra’, dhe ‘Sulm ndaj Personit Zyrtar’.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative”, ka njoftuar policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments